Beyonce: Votoni ashtu sikurse jeta jonë të varet nga kjo

Share Messenger

Këngëtarja e famshme, Beyonce i bëri thirrje komunitetit me ngjyrë që të votojë në zgjedhjet e ardhshme në SHBA, pasi u nderua për punën e saj humanitare në BET Awards.Duke ia dedikuar çmimin e saj protestuesve në të gjithë vendin, ylli tha: “Ju po i dëshmoni paraardhësve tanë se luftërat e tyre nuk ishin të kota”.

“Unë po ju inkurajoj që të vazhdoni të merrni masa, të vazhdoni të ndryshoni dhe çmontoni një sistem racist dhe të pabarabartë”.“Ne duhet të votojmë ashtu siç varet jeta jonë, sepse ashtu është”, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.Beyonce ia prezantoi çmimin e saj nMichelle Obama, e cila vlerësoi angazhimin e yllit për komunitetin me ngjyrë.

Share Messenger

Më të lexuarat