Besian Mustafa: S’kemi koalicion me AKR-në, garojmë me listë të LDK-së

Share Messenger

Besian Mustafa i Lidhjes Demokratike të Kosovës thotë se nuk kanë koalicion parazgjedhor me Aleancën Kosova e Re.“Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do të garojë si koalicion. Do të garojmë me listën e LDK’së. Kjo është deklaruar edhe më parë dhe kështu vazhdojmë për momentin’, tha Mustafa për RTK’në.“Kryetari Mustafa është i autorizuar nga organet e partisë që të diskutojë me subjekte të ndryshme politike në përfshirjen eventuale të tyre në listën e LDK’së. Për hir të respektit të këtij procesi të këtyre subjekteve për momentin nuk mund të komentojë më shumë’, shtoi ai.

“LDK shkon me listën LDK pa një koalicion parazgjedhor”, tha Mustafa.Ai shtoi se në zgjedhje garojnë për të marrë postin e ekzekutivit.“LDK në këto zgjedhje garon për venin e parë dhe për të formuan qeverinë e ardhshme’, tha Mustafa.

Share Messenger

Më të lexuarat