Bernard Challandes rrëfehet nga karantina: Nuk takoj dot nipërit e mi

Share Messenger

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes thotë se i mungon futbolli gjatë kësaj periudhe në izolim, por e rëndësishme është që ai është mirë së bashku me familjen.

Strategu zviceran, ashtu si shumë të tjerë, është në izolim për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.

Në një intervistë për “Aargauer Zeitung” ai tregoi se si është duke e kaluar kohën gjatë kësaj periudhe.

“Natyrisht se më mungon futbolli. Por unë dhe familja ime jemi mirë. Më vjen keq vetëm që nuk mund të shoh dot nipërit e mi”, u shpreh zvicerani.

“Tani kam kohë për të përgatitur ekipin edhe më mirë për ndeshjet e ‘Play-off’-it. Po merrem me situatat standarde. Mendoj se ‘Play-off’-in do ta luajmë në nëntor”, tha Challandes.

Share Messenger

Më të lexuarat