Benzema: Jam afër ta fitoj Topin e Artë

Share Messenger

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, thotë se është afër ta fitojë Topin e Artë për herë të parë në jetën e tij, shkruan Sinjali Sporti.

Benzema foli në një intervistë për Canal +, e cila do të publikohet të martën, ku tregoi për ëndrrën e fitimit të çmimit më prestigjioz individual për futbollistë.

“Natyrisht, natyrisht (se po ëndërroj ta fitoj Topin e Artë”, tha Benzema.

“Idhujt e mi, Ronaldo (Nazario) dhe Zizou (Zinedine Zidane) erdhën në Real Madrid. Edhe unë erdha në Real Madrid. Dhe ata e fituam Topin e Artë. Këto janë gjërat e vogla për të cilat mendoj”, tregoi ai.

“Do të ishte njëra prej shumë ëndrrave të mia që i kisha si fëmijë. Tani jam këtu, jo shumë larg fitimit të tij”, shtoi ai.

Share Messenger

Më të lexuarat