Benzema barazohet me Raulin në historikun e golashënuesve të Ligës së Kampionëve

Share Messenger

Karim Benzema barazohet me Raul Gonzales në listën e golashënuesve më të mirë në histori të Ligës Kampionëve.

Francezi me golin e shënuar sot (e marte) ndaj Chelseat arriti në kuotën e 71 golave në histori të këtij kompeticioni.

Karim Benzema arrin në pozitën e katërt të golashënuesve më të mirë në histori të Ligës së Kampionëve duke u barazuar në golat e shënuara me legjendën e Real Madridit, Raul Gonzales.

Para ish sulmuesit të Lyonit në listën e golashënuesve më të mirë janë vetëm, Cristiano Ronaldo, Lionel Messi dhe Robert Lewandowski.

Ndryshe, Real Madridi barazoi me Chlesean në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Share Messenger

Më të lexuarat