Bekim Jashari konfimon kandidaturën për kryetarë të Skënderajt

Share Messenger

Kryetari i komunës së Skënderajt, Bekim Jashari, ka njoftuar se do të jetë kandidat i pavaruar për kryetar të Skënderajt.Lajmin, Jashari, e ka ndarë sonte me ndjekësit e tij në Facebook dhe ka treguar se me datën 28 do ta zyrtarizojë kandidaturën.“Idealin tonë të përbashkët për zhvillimin e komunës sonë dhe ngritjen e standardit jetësor të qytetarëve po e zyrtarizojmë me veprimin tonë të përbashkët dhe të pavarur për 4 vitet e ardhshme në qeverisje të Skenderajt” shkruan Jashari në Facebook.

Njoftimi i plotë:
Të dashur qytetarë të Komunës së Skenderajt,Idealin tonë të përbashkët për zhvillimin e komunës sonë dhe ngritjen e standardit jetësor të qytetarëve po e zyrtarizojmë me veprimin tonë të përbashkët dhe të pavarur për 4 vitet e ardhshme në qeverisje të Skenderajt.

Andaj me 28.07.2021, në Restaurant “Freskia” në Skenderaj, duke filluar nga ora 19:00, ju ftoj që të merrni pjesë në ceremoninë e hapjes zyrtare të rrugëtimit të përbashkët për Skenderajn tonë.
Ju mirëpresim!

https://www.facebook.com/BekimHamezJashari/posts/362983991860716

Share Messenger

Më të lexuarat