Bëhet thirrje të dënohet Eliza Hoxha pasi dje u pa në rrugë e infektuar me Koronavirus

Share Messenger

Kryeinfermierja e Klinikës së Pulmologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosoës, Arta Sejdiu, ka bërë thirrje që deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, e cila është infektuar me COVID-19, të dënohet për thyerje të rregullave të vetizolimit.

Hoxha, dje u pa në rrugë, përkundër faktit që do të duhej të ishte e izoluar si paciente me Covid-19.

Deputetja vetë njoftoi ditë më parë që është e infektuar, teksa Sejdiu përveç deputetes, kritikoi edhe inspektoriatin që nuk e ka dënuar ende atë për veprimin e bërë.

“Kah po ia man oj POZITIVE, nuk po du me te stigmatizu, po po du ti me u denu!!!! Derisa te del lajmi qe je denuar si te tjeret, besom qe nuk rehatohna 😡. E nese ke dale per arsye shendetesore, dil me raport, na e mbyll gojen te gjitheve!!!”, shkroi Sejdiu.

Ndryshe, vetëm ditë më parë, në Vushtrri u dënua një infermiere me 1,000 euro gjobë për faktin që u zu në rrugë nga policia dhe inspektoriati, edhe pse kishte rezulutuar pozitiv me COVID-19

Ky është postimi i plotë i kryeinfermieres:

Kah po ia man oj POZITIVE, nuk po du me te stigmatizu, po po du ti me u denu!!!! Derisa te del lajmi qe je denuar si te tjeret, besom qe nuk rehatohna

Share Messenger

Më të lexuarat