Befason Ronaldo: Flet për herë të parë për binjakët (VIDEO)

Share Messenger

Cristiano Ronaldo ka folur për herë të parë për binjakët e tij.Ylli i Real Madrid, Cristiano Ronaldo, së fundmi takoi për herë të parë binjakët e tij, Eva dhe Mateo

Binjakët e portugezit kanë lindur përmes një nëne surrogate, ashtu si edhe Cristiano Junior, djali 7-vjeçar i fituesit të Topit të Artë.

Ronaldo u bë baba i binjakëve muajin e kaluar, derisa 32-vjeçari duket se nuk e ka ndërmend të ndalet, pasi këtë muaj konfirmoi se e dashura e tij, Georgina Rodriguez, poashtu është shtatzënë.

Kjo do të thotë se Ronaldo këtë vit do të bëhet baba për herë të katërt, dhe do të presë fëmijën e tretë brenda vetëm një viti.

Sikur kjo të mos i mjaftonte portugezit, ai tha se ka në plan që në të ardhmen të ketë shtatë fëmijë, për shkak të numrit 7 të cilin e bart në fanellë.

Ndiqeni intervistën e Ronaldos për mediat kineze në videot më poshtë.

 

Share Messenger

Më të lexuarat