Befason Neymar rreth pyetjes se a i mungon Messi dhe Suarez

Share Messenger

Neymar ka dhuruar edhe një paraqitje të denjë në ndeshjen që PSG e fitoi ndaj Celtic. Ylli brazilian shënoi një gol dhe bëri një asist në fitoren 0-5.

Pas ndeshjes, Neymar u pyet se ku është dallimi në sulm me Cavanin e Mbappen dhe mungesën e Messitt e Suarezit.

Sulmuesi brazilian befasoi të gjithë pasi kaloi me diplomaci këtë pyetje duke injoruar ish-shokët e skuadrës.

“Këtu nuk e kam partner vetëm Cavanin dhe Mbappen. Te PSG sulmues janë edhe mesfushorët. Kam prapa shumë futbollist që shënojnë. Kemi Draxler, Lucas Moura, Di Maria e Verrati” ka thënë Neymar.

Share Messenger

Më të lexuarat