Befasi te Liverpool

Share Messenger

Liverpooli është i interesuar të transferojë Jamal Lewis nga Norwich, pasi “Reds” po kërkojnë të sjellin një zëvendësues për Andy Robertson.

Deri tani nuk ka pasur asnjë ofertë apo qasje zyrtare nga kampionët e Premierligës, por klubi ka gati rreth 10 milionë për këtë transferim.

Norwich kuptohet se është interesuar për mbrojtësin e majtë të Liverpoolit, Yasser Larouci, të cilin Liverpool tashmë e ka vënë në dispozicion për largim.

Liverpool është duke shikuar për transferim të një mbrojtësi të majtë dhe largimet e Dejan Lovren dhe Adam Lallana mund të nënkuptojnë që klubi do të bëjë më shumë transfere këtë verë sesa në të kaluarën.

Share Messenger

Më të lexuarat