BBC: Sikur të kishte më shumë tifozë futbolli si ata të Kosovës

Share Messenger

Mediat britanike kanë vazhduar të raportojnë për mikpritjen dhe sjelljet mbresëlënëse të qytetarëve të Kosovës që ua kanë bërë anglezëve.

Fundjavën që lamë pas kombëtarja e Anglisë ka qëndruar në vendin tonë për ndeshjen e fundit kualifikuese për ‘Euro 2020’, mirëpo kryetemë e mediave ka qenë sjellja e tifozëve vendas.

Krahas banerëve mikpritës e falënderues dhe flamujve nëpër kryeqytet, tifozët kishin organizuar dicka akoma më të veçantë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Në momentin e interpretimit të himnit të Anglisë, të gjithë i kanë ngritur flamujt anglezë, ndërsa ka pasur edhe mesazhe të shumta kundër racizmit.

Këto veprime nuk kanë mundur të kalojnë pa u vërejtur nga gazetarët e mediave prestigjioze, të cilët i kanë thurur lëvdata Kosovës.

“Sikur të kishte më shumë tifozë të futbollit si ata të Kosovës. Një vepër klasi”, shkruan në postimin e faqes zyrtare të BBC Sport në Instagram.

Share Messenger

Më të lexuarat