Baton Haxhiu: Erion Veliaj është politikani më i fortë në konjukturën politike shqiptare

Gazetari Baton Haxhiu ka cilësuar Erion Valiajn, si politikanin më të rëndësishëm në Shqipëri.
Haxhiu, duke komentuar atë se kush mund të jetë pasardhës i Edi Ramës, kur ky i fundit të vendosë të përfundojë karrierën politike, ka thënë se kryetari i tanishëm i Tiranës, ka fjalën kryesore.
Haxhiu cilëson se gjithçka në politikën shqiptare tani sillet rreth Veliajt.
“Erion Veliaj është politikani më i fortë në konjukturën politike në Shqipëri”, ka thënë ai.
Zgjedhjet lokale në Shqipëri do të mbahen më 14 maj.
Tirana mbahet nga Partia Socialiste, me kryetar aktual Erion Veliajn. PS është favorite edhe në këto zgjedhje.
PS udhëheq edhe në nivelin qendror, që tri mandate, ku që tri herë radhazi kryeministër zgjidhet Edi Rama.