Baseli e do sërish Zhegrovën

Share Messenger

Klubi zviceran megjithatë po e ka problem ta blejë kartonin e futbollistit shkaku i krizës financiare

Baseli është i interesuar ta rikthejë në skuadër Edon Zhegrovën.
Futbollisti kosovar e kaloi sezonin 2019/2020 në formë huazimi tek klubi zviceran.

Por, ai u largua nga Baseli në muajin qershor pasi i përfundoi periudha e huazimit.

Tash, mediumi zviceran “Basler Zeitung” raporton se gjiganti helvetik do të tentojë ta angazhojë prapë përfaqësuesin kosovar.

Por, problemi kryesor mbetet aspekti financiar pasi klubi zviceran është prekur nga kriza ekonomike dhe nuk po ka para ta blejë kartonin e futbollistit.

Edhe vetë Zhegrova do të donte ta vazhdojë eksperiencën në Basel.

Drejtori sportiv Ruedi Zbinden po i shikon të gjitha mundësitë për blerjen e Zhegrovës pasi Baseli ka nevojë për një lojtar krahu.

Sidoqoftë, 21 vjeçari është rikthyer përkohësisht tek Genku, klub ky që e mban kartonin e tij.

Ndërkohë, interesim për futbollistin anësor kanë shfaqur klubet angleze dhe ato franceze.

Zhegrova i ka zhvilluar 14 ndeshje në kampionatin zviceran këtë sezon duke i realizuar dy gola dhe ndërkohë i ka dhuruar tri asistime.

Genku e vlerëson futbollistin e krahut të djathtë 4 milionë euro.

Share Messenger

Më të lexuarat