Barcelona vendos ta shkarkojë trajnerin

Share Messenger

Barcelona është e përgatitur për ta shkarkuar trajnerin Quique Setien, nëse rezultatet nuk përmirësohen në mënyrë drastike dhe skuadra s’e fiton titullin në La Liga dhe trofeun në Ligën e Kampionëve.

Trajneri veteran, i cili e zëvendësoi trajnerin e shkarkuar Ernesto Valverden në janar, e ka humbur besimin e lojtarëve të Barçës, por as bordi i klubit nuk është i kënaqur me punën e tij kohëve të fundit.
Goal.com mëson se Setien do të shkarkohet në verë, nëse skuadra e tij nuk bën diçka të jashtëzakonshme deri në përfundim të sezonit 2019/20.

Ish-trajneri i Real Betisit nënshkroi kontratë dyvjeçare e gjysmë me Barçën në janar, por siç qëndrojnë gjërat ai nuk do të jetë në gjendje ta drejtojë skuadrën deri në përfundim të saj.

Pushteti i lojtarit në Barcelonë është i fuqishëm – i udhëhequr nga yje si Lionel Messi dhe Gerard Pique – dhe zhveshtorja ia ka kthyer shpinën Setienit për shkak të hutisë rreth taktikave të tij dhe të pakënaqësisë me komentet e tij në media.

Por ka një rrugë të vetme përmes të cilës Setien mund ta shpëtojë punën e vet, fitimin e titullin në ligë dhe triumfin në Ligën e Kampionëve.

Barcelona është dy pikë prapa liderit dhe rivalit, Real Madrid, në renditjen e La Ligës, kur kanë mbetur edhe gjashtë ndeshje deri në përfundim të sezonit.

Ndërkohë, në Ligën e Kampionëve, Barça do të përballet me Napolin në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales në gusht, pasi në ndeshjen e parë barazoi 1:1 në Itali, para se sezoni të pezullohej shkaku i pandemisë koronavirus.

Xavi – një legjendë në Camp Nou – e ka pranuar se është duke u përgatitur për ta udhëhequr Barcelonën dhe nëse Setien shkarkohet, atëherë 40-vjeçari pritet ta zërë vendin e tij.

Share Messenger

Më të lexuarat