Barcelona shokohet në “Camp Nou”, mposhtet nga Granada

Share Messenger

Barcelona është mposhtur midis “Camp Nou” 1-2 nga Granada. Nga mundësia për të marrë kreun në La Liga, Barça tani ka mbetur në pozitën e tretë me 71 pikë, aq sa Reali në atë të dytë, derisa prin Atletico me 73.

Barça ka shpërdoruar mundësinë e artë për titullin në La Liga.

Katalunasit kishin rastin që nga kjo ndeshje e mbetur me Granadën, të pushtojnë vendin e parë në renditjen e LaLigës dhe të vazhdojnë para me ndeshjet e tyre për t’u shpallur kampion.

Por, matematika nuk u doli mirë pasi ata, befasisht janë mposhtur 1-2 në Camp Nou nga Granada.

Barcelona e nisi mirë ndeshjen, ku pas disa rasteve, Lionel Messu e gjeti golin për 1-0 në minutën e 24’.

Sido që të jetë, në pjesën e dytë, u duk sikur dolën dy skuadra më ndryshe në fushë, Barça më pak klinikale e Granada më e vetëdijshme se çfarë donte.

Darwin Machis arritur të shënojë në minutën e 63-të, për të barazuar gjithçka.

Menjëherë, dy minuta më vonë, Ronald Koeman u përjashtua me të kuq pas protestave të vazhdueshme.

Dhe siç duket kjo ndikoi te vendasit që atëherë kur po kërkonin golin e epërsisë, e pësuan nëj tjetër.

Jorge Molina, në minutën e 79-të, i shokoi vendasit duke shënuar për rezultatin përfundimtar, 2-1.

Nga mundësia për të marrë kreun në La Liga, Barça tani ka mbetur në pozitën e tretë me 71 pikë, aq sa Reali në atë të dytë, derisa prin Atletico me 73.

Share Messenger

Më të lexuarat