Barcelona në bisedime me yjet e saj për uljen e pagave, në mesin e tyre edhe Messi

Share Messenger

Barcelona ka hyrë në bisedime me futbollistët e ekipit të parë, duke përfshirë edhe Lionel Messin, për të reduktuar pagat e tyre për shkak të ndikimit në ekonomi të koronavirusit.

Katalunasit kanë faturën më të lartë të pagave në Evropë, me një shifër prej 438 milionë funteve për edicion.

Përhapja e pandemisë Covid-19 ka ndikuar globalisht në botën e sportit, derisa shumë kompeticione janë pezulluar.

“Marca” shkruan se Barcelona ka mbajtur një takim të bordit të mërkurën e kaluar për të diskutuar uljen e pagave.

Messi ka pagën më të lartë, derisa përfiton 1.15 milionë funte në javë.

Share Messenger

Më të lexuarat