Barcelona kërkon 20 milionë euro për Sergino Dest

Share Messenger

El Nacional raporton që Barcelona janë përgatitur që ta shesin Sergino Destin për 20 milionë euro gjatë afatit kalimtar të verës

Chelsea janë në kërkim të një mbrojtësi të djathtë, por që Dest ka vuajtur për ta gjetur formën e mirë në Camp Nou këtë sezon.

Sergino Dest shihet si një lojtarë nga i cili Barça mund të fiton para në tregun e transferëve në afatin e dimrit. Pas arritjes së Dani Alves, amerikano-veriore është bërë i transferueshëm, derisa menaxhmenti sportiv i Barçës është duke menduar pëtë këtë.

Dest ishte njëri prej futbollistëve më të kërkuar për një kohë në Europë për shkak të paraqitjeve të tija të mira me Ajaxin, gjë që bëri që ai të transferohet në Barcelonë. Për të ishin interesuar skuadra si Bayern Munich, Borussia Dortmund dhe Arsenal të cilat u përpoqën që të nënshkruajnë më të.

Për momentin, klubi që është më i interesuar për Dest është Chelsea. Thomas Tuchelit i nevojitet një mbrojtës i krahut për ta zëvendësuar Chilwellin seriozisht të dëmtuar. Megjithatë nuk duhet, pasi që Chelsea po lufton për ta kthyer në skuadër Emerson Palmieri, të cilin e kishi huazuar Olympique de Lyon, por që tqani ata mund të mendojnë për dest.

Pavarësisht kësaj, Dest dëshiron që ta bin Xavin për të qëndruar pasi që ai nuk ka dëshirë që të largohet nga Camp Nou. Edhe pse e di që ai nuk është në planet e tij, pasi që për krahun e djathtë Xavi ka Minguezan, Dani Alves dhe madje para tij starton edhe Araujo. Kujtojmë që Dani Alves ende nuk është regjistruar.

Pavarësisht kësaj, 21 vjeçari nuk dëshiron të ngutet dhe do ta pret verën, e ku në verë Barcelona mund ta shesë atë për 20 milionë euro.

Share Messenger

Më të lexuarat