Barca nuk e lëshon Real Madridin

Share Messenger

Barcelona ka mposhtur Valladolidin në xhiron e 36-të të La Ligas për të vazhduar ndjekjen e Real Madridit në krye të tabelës, dy xhiro para fundit të sezonit.

Një gol i Arturo Vidalit në minutën e 15-të i mjaftoi katalonasve për fitoren 1:0 si mysafirë.

Me 36 ndeshje deri tash, Barça ka tubuar 79 pikë, një më pak se Reali që prin, por që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Share Messenger

Më të lexuarat