Banka Botërore i aprovon Kosovës kredinë prej 46 milionë euro në kohë pandemie

Share Messenger

Asociacioni Zhvillimor Ndërkombëtar, pjesë e Bankës Botërore aprovuar kredinë për 46 milionë euro për “Projektin e Emergjencës COVID-19”.

Mjetet financiare do të destinohen në parandalimin, zbulimin dhe reagimin ndaj kërcënimit të paraqitur nga COVID-19, duke mundësuar ndër të tjera, prokurimin e pajisjeve mjekësore, si dhe forcimin e sistemit shëndetësor publik duke i rritur kapacitetet e testimit dhe zgjerimin e kapaciteteve të Klinikës së Sëmundjeve Infektive.

Për më tepër, në kuadër të kësaj kredie, do të mbështeten skemat e ndihmave sociale dhe amvisëritë sipas Pakos Emergjente Fiskale të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Asociacioni Zhvillimor Ndërkombëtar, njohur ndryshe si International Development Association, si pjesë e Bankës Botërore, është institucion kredidhënës, i cili përmes huadhënies në kushte më të favorshme sesa të tregut financiar, synon të ndihmojë ndër të tjera reduktimin e varfërisë dhe përmirësimin e kushteve jetësore.

“Projekti i Emergjencës COVID-19” është arritur pas një bashkëpunimi të ngushtë mes Ministrisë së Financave dhe Transfereve dhe Ministrisë së Shëndetësisë në njërën anë dhe Bankën Botërore në anën tjetër.

Share Messenger

Më të lexuarat