Balotelli publikon fotografinë e moderatores shqiptare gjatë protestës në Tiranë

Share Messenger

Futbollisti i njohur me një foto të moderatores shqiptare bëri thirrje të ndalohet çdo formë dhune.Dje u marshua në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë kundër abuzimit dhe përdhunimit të fëmijëve.Një numër i madh i qytetarëve iu bashkuan këtij marshi, mes tyre edhe këngëtarë, moderatorë, e shumë emra të njohur.

Jehona e këtij marshi kaloi edhe trojet shqiptare, madje mori vëmendjen e futbollistit të njohur të Brecias, Mario Balotelli.Ai publikoi një fotografi në Instagram, në të cilën është pikërisht moderatorja Dojna Mema me pankartë në dorë.“Thujini jo çdo lloj dhune!!!”, është mbishkrimi që Balotelli ia kishte shtuar fotografisë.

Share Messenger

Më të lexuarat