Ballkani triumfon në derbin shqiptar – mposht me përmbysje Shkupin

Share Messenger

Ka përfunduar ndeshja në Maqedoninë e Veriut.

Ballkani ka fituar 2:1 ndaj Shkupit, në kuadër të ‘Play Offit’ për Ligën e Konferencës.

Gjatë gjithë takimit u zhvillua një lojë interesante, me disa raste shënimi.

Ishin shkupjanet që fillimisht kaluan në epërsi, kur në minutën e 19` shënoi Adetunji.

Por, suharekasit u kundërpërgjigjen shpejt, pasi vetëm katër minuta më vonë gjetën golin.

Albion Rrahmani shënoi në të 23`, për të barazuar rezultatin në 1:1.

Pas dy golave të shpejt nga secila skuadër, u krijuan edhe raste të tjera, por rrjeta më nuk u tund.

Pjesa e parë u mbyll me atë rezultat.

Në pjesën e dytë sërish u zhvillua një lojë e mirë nga të dy skuadrat.

Si Shkupi ashtu edhe Ballkani kishin mundësit e tyre.

Por, më të saktë u treguan ekipi kosovar, duke shënuar edhe golin e epërsisë.

Ishte Meriton Korenica, i cili në minutën e 67` shënoi një supergol dhe i dhuruar epërsinë Ballkanit.

Shkupi në minutat e fundit të ndeshjes shënoi, por u anulua për pozicion jashtë loje.

Vendasit pa përfunduar takimi kishin edhe disa raste, por fati ishte në anën e ekipit kosovar dhe nuk shënuan.

Me këtë fitore, Ballkani i pret në ‘Fadil Vokrri’ shkupjanet një javë më vonë, për ndeshjen e kthimit.

Share Messenger

Më të lexuarat