Bale s’heq dorë nga asnjë cent prej pagës së tij në Real Madrid

Share Messenger

Gareth Bale nuk do ta pranojë asnjë ulje page për vitin e fundit të tij në marrëveshjen me Real Madridin.

Bale është i gatshëm ta pranojë përsëri huazimin te ndonjë klub tjetër sezonin e ardhshëm, por pa iu hequr asnjë cent nga paga prej klubit në pronësi të të cilit është.

Tabloidi britanik Mirror raporton se sulmuesi uellsian i fiton 30 milionë euro në sezon, apo rreth 690.000 euro në javë.

Bale ua huazua në Tottenham në verë dhe vetëm tani ka filluar ta gjejë formën e vjetër.

Ai pati një paraqitje mahnitëse në fitoren e Tottenhamit 4:0 ndaj Burnley në Premierligë, duke i shënuar dy gola dhe kjo mund t’i ndryshojë gjërat për ta.

Share Messenger

Më të lexuarat