Bajrami: Rreth 6 mijë e 300 bizneseve u mungojnë të dhënat, bëj thirrje t’i përditësojnë ato

Share Messenger

Ministria në detyrë e Financave, Hykmete Bajrami ka bërë të ditur se rreth 6 mijë e 300 bizneseve u mungojnë të dhënat.

Për këtë, Bajrami u ka bërë thirrje bizneseve që t’i përditësojnë të dhënat e tyre në mënyrë që të përfitojnë nga ekzekutimi i pagesave në kuadër të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.

“Shfrytëzoj rastin që të gjitha bizneset rreth 6 mijë 300 llogari mungojnë, i bëjë thirrje që t’i vendosin llogarit e biznesit që t’i vendosin në sistemin e ATK-së. Në kuadër të ekzekutimin hyjnë edhe bizneset të regjistruara në fund të vitit 2019, dhe mandej janë aktivizu edhe kanë paguar punëtorë, edhe institucionet financiare jo bankare, po ashtu edhe të vetë punësuarit. Të gjithë të vetë punësuarit t’i përditësojnë të dhënat e tyre”, tha Bajrami në një konferencë për media.

Ndërsa, ministri në detyrë i Ekonomisë dhe Ambientit, Muharrem Nitaj, tha se pandemia nuk i ka goditur financiarisht vetëm qytetarët por edhe qeverinë.

“Specifikoj që pandemia nuk ka goditur vetëm qytetarët por edhe Qeverinë duke ulur të hyrat. Po rikthehemi në normalitet por megjithatë përpjekjet e Qeverisë për ndihmë të qytetarëve kanë qenë të serioze. Janë 19 mijë e 300 biznese që do të përfitojnë. Një pjesë nuk është paguar akoma sepse janë rreth 6300 biznese që akoma nuk kanë përditësuar të dhënat që të fitojnë nga 290 euro”, ka thënë ai.

Share Messenger

Më të lexuarat