Azet ka një lajm të keq për fansat

Share Messenger

Njoftimi i fundit nga Azet nuk do t’iu pëlqejë aspak fansave të tij.

Azet në orët e para të ditës së sotme ka lansuar ep-in, në të cilin ka përfshirë disa projekte muzikore.

Por, përmes një postimi, reperi bëri të ditur se po largohet nga rrjetet sociale, për t’iu përkushtuar familjes.

Azet kujton fillet e para në karrierë, ku thotë se bashk me Nashin bëri muzikë në bodrum, ndërsa më vonë arritën suksese të mëdha edhe me bashkëpunëtorët tjerë, Zuna dhe Miami.

“Nga dhjetori do të pushoj pak nga rrjetet sociale. Do të bëj pak pauzë. Do të kthehem patjetër, por nuk e di akoma kur. Vitet e fundit kanë ndodhur shumë gjëra në familjen time, për të cilat tani duhet të kujdesem. Jo si Azet, por si Granit”, ka shkruar ndër të tjera Azet.

Share Messenger

Më të lexuarat