Australi: Arrestohet një person i armatosur pas të shtënave në aeroportin e Kanberrës

Share Messenger

Një burrë është arrestuar pasi disa të shtënave në aeroportin e Canberra të Australisë, duke bërë kështu që pasagjerët të vrapojnë të frikësuar.Policia thotë se të shtënat ndodhën në zonën e kontrollit të terminalit, por nuk raportohet për ndonjë të lënduar.
Burri u arrestua shpejt dhe iu gjet një armë zjarri, derisa motivet e mbeten të paqarta.

Aeroporti i kryeqytetit është evakuuar, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Mediat australiane raportojnë se personi i armatosur shtiu me armë rreth pesë herë, ndërkaq vrimat e plumbave u panë më vonë në dritaret e xhamit të terminalit.Dëshmitarët përshkruan kaos dhe konfuzion në zonën e kontrollit të aeroportit, derisa rojet e sigurisë u kërkonin njerëzve të largoheshin.

Share Messenger

Më të lexuarat