ATK ka një njoftim të rëndësishëm për tatimpaguesit

Share Messenger

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se nga 15 marsi të gjithë tatimpaguesit përmes Sistemit Elektronik EDI duhet të bëjnë deklarimin e Pasqyrave Financiare.

Sipas njoftimit, obligues për të deklaruar Pasqyrat Financiare, janë të gjithë tatimpaguesit, ashtu siç janë të kategorizuar me Ligjin për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim.

“Shërbimi i ri elektronik, gjegjësisht deklarimi i Pasqyrave Financiare përmes Sistemit Elektronik EDI, do t’ju kursejë kohë të gjithë tatimpaguesve, duke ju mundësuar që deklarimin e Pasqyrave Financiare ta bëni në mënyrë elektronike dhe vetëm në një vend, pra në ATK, ndërsa KKRF do të pajiset me informatat e tilla nga ATK”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e ATK-së.

Lidhur me plotësimin e Pasqyrave Financiare, tatimpaguesit, kanë mundësinë që ti referohen udhëzuesit të publikuar në Sistemin Elektronik EDI, gjegjësisht në menynë “Ndihmë”.

Share Messenger

Më të lexuarat