ATK ka një lajm të ri për kuponët fiskal (FOTO)

Share Messenger

Shumë qytetarë në Kosovë janë ‘zbehur’ nga kampanja e re e projektit me kuponë fiskal të Administratës Tatimore të Kosovës. Për dallim nga ajo kampanjë ku qytetarët kishin vullnet më shumë të aplikojnë, në këtë kampanjë shumë prej tyre po hezitojnë ta bëjnë një gjë të tillë.

Për këtë, ATK-ja, ka provuar forma të ndryshme me qëllim që të nxit qytetarët të implikohen në këtë kampanjë. ‘Indeksonline’ ka mësuar se njëra ndër format që s’ka qenë më parë është ajo përmes email-ve.

Pra, secilit qytetar që ka aplikuar më herët me kuponë fiskal, në emailat e tyre ju është dërguar një njoftim nga ky institucion që të informohet për afatin e aplikimit.

 Mesazhi që ju është dërguar këtyre qytetarëve qëndron me fjalët si në vijim:

“Apliko për tu bërë pjesë e kampanjës për rimburësim nga kuponët fiskal, nga 1 tetori deri me 31 tetor 2017, mund të bëheni pjesë e kampanjës për rimburësim nga kuponët fiskal për periudhën TM3 2017, duke aplikuar online përmes ueb faqes së Atk-së”, thuhet ndër të tjerash në këtë mesazh”

Kujtojmë se deri më tani janë mbi 26 mijë qytetarë që kanë aplikuar për periudhën TM3 2017.

ATK-ja ka treguar se në procesin e tërheqjes do të ketë tre numra potencial fitues, ku numri I përgjithshëm i fituesve është mbi 999 deri 4500.

Sa i përket pjesë se si kanë me u rimburësu qytetarët nga kjo kampanjë, qëndron në faktin se fituesit potencial do të rimburësohen me dhjetë përqind (10%) të vlerës së deklaruar, por jo më shumë se njëqind euro (100 €).

Për dallim nga qytetarët që spo pajtohen me kampanjën e re, ATK ka konsideruar kampanja për rimbursim ka ndikuar edhe në krijimin e një rregulli dhe kulture në kërkim të kuponit fiskal nga qytetaret./Indeksonline/(Ardian Beka)

Share Messenger

Më të lexuarat