Atdheu flet për marrëdhënien me Borën, habit me deklaratën për Donaldin

Share Messenger

Aktori, Donald Veshaj që disa ditë është duke qëndruar në afërsinë e këngëtares kosovare, Beatrix Ramosaj. Kjo situatë ka tërhequr vëmendjen e mediave rozë dhe personazheve të njohura të cilët kanë reaguar përmes postimeve në rrjete sociale.

Lidhur me këtë situatë ka reaguar disa herë edhe ish-konkurrenti i emisionit të dashurisë, Atdhe Xheravina, i cili është përfolur shpeshherë për një lidhje të mundshme me Bora Zemanin.

Atdheu ka ironizuar me moderatoren, e cila ishte shprehur se do të priste Donaldin për t’u sqaruar, teksa edhe e mbante varësen e tij, të cilën ai ia dhuroi në 3-vjetorin e lidhjes së tyre.

Në një intervistë të fundit, ai ka folur për Borën, Donaldin dhe aktoren tropojane, Arjola Demirin.

Atdheu u shpreh se moderatorja është një vajzë e bukur dhe njeri i mirë, por mes tyre nuk ka asgjë, madje as miqësi.

“Ajo është gocë e bukur dhe rob i mirë, por nuk është që, se të ishte ashtu si thua ti, kisha luftuar, se unë jam në një lidhje dhe acarohet dhe goca tjetër. Me Borën s’jemi miq, asgjë fare”, tha Atdheu.

Ndërsa, ai habiti me deklaratë për Donaldin, për të cilin u shpreh se është lojtar i fortë dhe e sheh në finale, por që fitues sipas tij do të jetë mikesha e tij, Arjola Demiri.

“Donaldi është lojtar i fortë, jam fans i tij, është finalist por jo fitues, se Arjola do fitojë”, tha ai.

Pas disa postimeve në rrjetin social “Instagram”, Atdheu shprehu sërish mbështetje për Arjolen, duke thënë se e ka mike, ndërsa për Antonela Berishën tha se vjen një moment kur ajo acarohet dhe nuk di çfarë thotë.

“Arjolën e kam shoqe, do e mbështes deri në fund, kur kam ardhur këtu ishte e vetmja që më ka mbështet. Unë për vete e kam mbyll si muhabet këtë diskutim, edhe postet në Instagram që i kam bërë ishin mbështetje për Arjolën, por Antonelën nuk e kam hedh poshtë, as kunjë, asgjë.”, deklaroi Atdheu.

Share Messenger

Më të lexuarat