Arsenali ia ofron një pozitë të rëndësishme Wilsheres, pasi lojtari u pensionua nga futbolli

Share Messenger

Arsenali ia ka ofruar një pozitë të re Jack Wilsheres.

Sipas “The Athletic”, ish-mesfushori anglez do të emërohet në pozitën e trajnerit te skuadra londineze U18.

Marrëveshja mes palëve thuhet se tashmë është duke u finalizuar.

Arsenali ia ka besuar këtë detyrë Wilsheres, pasi ai njoftoi sot për pensionim nga futbolli aktiv.

Ai u pensionua në moshën 30-vjeçare pas një karriere profesionale 14-vjeçare.

Wilshere e filloi karrierën e tij në Arsenal , ku ai erdhi përmes akademisë së klubit përpara se të bënte debutimin e tij në ekipin e parë në 2008. Ai bëri 200 paraqitje për “Topçinjtë” gjatë një periudhe 10-vjeçare.

Pas largimit nga Arsenali, Wilshere luajti për West Ham United dhe Bournemouth , përpara se të kalonte në sezonin e fundit te Aarhus.

Jack Wilshere regjistroi edhe 34 paraqitje për Kombëtaren A të Anglisë.

Share Messenger

Më të lexuarat