Arrijnë në Kosovë rreth pesë mijë vaksina kundër COVID-19

Share Messenger

Në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik sapo kanë arritur afër pesë mijë doza të vaksinës kundër koronavirusit.

Deri më tani nuk është prononcuar askush rreth pranimit të këtyre vaksinave, përveç se aty është parë Drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani.

Ka qenë Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku e cila dy ditë më parë ka njoftuar se në Kosovë do të vijnë pesë mijë doza të vaksinës Pfizer.

Ato sipas burimeve thuhet se kanë ardhur nga Maqedonia e Veriut në Aeroportin e Prishtinës dhe deri në IKSHPK janë sjell nga një kompani e kontraktuar.

Share Messenger

Më të lexuarat