Arrestimi i shtetasve çekë në Poliçan, policia shpalos detaje të reja – në mesin e të arrestuarve janë dy gra

Share Messenger

Policia e Shtetit përmes një njoftimi për media ka dhënë detaje lidhur me arrestimin e katër shtetasve të Çekisë në Poliçan.

Sipas njoftimit të policisë të arrestuarit janë P.B 38 vjeçare M.M 34 vjeçare, TH.M 51 vjeçar dhe R.B 42 vjeçar.

“Sot, në ambientet e jashtme të Uzinës Ushtarake Poliçan, janë konstatuar shtetaset P. B., 38 vjeçe dhe M. M. (G), 34 vjeçe, me kombësi çeke, me aparat fotografik”, thuhet në njoftim.
Më tej në njoftim thuhet se shërbimet e Policisë në bashkëpunim dhe me Policinë Ushtarake, pas informacioneve të marra se në brendësi të tuneleve të Uzinës, ndodhen dhe dy shtetas të tjerë, kanë ushtruar menjëherë kontroll të imtësishëm.

“Në brendësi të njërit prej tuneleve, gjatë kontrollit, janë konstatuar dhe dy shtetasit e tjerë, TH. M., 51 vjeç, dhe R. B., 42 vjeç, të dy me kombësi çeke.

Katër shtetasit çek janë shoqëruar në ambientet e DVP Berat për veprime të mëtejshme procedurale”, thuhet në njoftim.

https://www.facebook.com/policiashtetitshqiptar/posts/438450701653614

Share Messenger

Më të lexuarat