Arjan Ademi asiston në fitoren e Dinamo Zagrebit, Lirim Kastrati luan 90 minuta

Dinamo Zagrebi e ka vazhduar ecurinë e fitoreve në Ligën e Evropës.
Në ndeshjen ndaj Wolfsbergerit, skuadra e madhe kroate fitoi me rezultat, 0:3.
Në golin e dytë të shënuar prej Petkoviqit asistoi futbollisti shqiptar, Arjan Ademi.
Ndërkaq, sulmuesi i Kosovës, Lirim Kastrati luajti nga fillimi e deri në fund të kësaj ndeshje.
Me këtë fitore, Dinamo Zagrebi ndodhet në vendin e parë në tabelë me tetë pikë.
Kurse, Wolfsbergeri në vendin e tretë me katër sosh.