Arilena Ara deklarohet pas anulimit të ‘Eurovisionit’: Asgjë nuk është më e rëndësishme se shëndeti juaj

Share Messenger

Arilena Ara ka bërë deklarimin e parë pas anulimit të ‘Eurovisionit’.

Festivali i madh “Eurovision” njoftoi të mërkurën se edicioni i sivjetmë është anuluar, për shkak të përhapjes së virusit COVID-19, shrkuan lajmi.net.

“Pasiguria e krijuar nga përhapja e COVID-19 në të gjithë Evropën – dhe kufizimet e vendosura nga qeveritë e transmetuesve pjesëmarrës dhe autoritetet Holandeze – do të thotë se Unioni i Transmetuesve Evropian (EBU) ka marrë vendimin e vështirë se është e pamundur të vazhdohet ngjarja live siç ishte planifikuar”, u tha në një deklaratë të tyre.

Duke pasur parasysh këtë gjendje, pjesëmarrja e sivjetme e Arilena Arës me “Fall from the sky” anulohet.

E lidhur me këtë ka ardhur reagimi i saj i parë nëpërmjet publikimit të një videoje në Instagram, video pranë të cilës ka thënë se më e rëndësishmja është shëndeti.

“Këto janë disa sekonda të prera nga një muaj intensiv në Los Angeles, ndërsa punonim për “Fall from the Sky”. Nuk mund të përshkruaj sa krenare, mirënjohëse dhe e lumtur jam për çdo moment, jo vetëm unë, por për secilin prej nesh që futi diçka në këtë këngë. Gjithë përkushtimin, pasionin, dashurinë dhe emocionin që vendosëm në të. Ky është përkufizimi im i lumturisë! Faleminderit për gjithë dashurinë dhe mbështetjen tuaj! Ju bëni çdo përpjekje me vlerë! P.S Asgjë nuk është më e rëndësishme se shëndeti juaj. Ju lutemi, qëndroni në shtëpi! Qëndroni të sigurt. Ju dërgoj gjithë dashurinë time. Zoti e bekoftë secilën prej jush”, ka shkruar këngëtarja.

https://www.instagram.com/challenge/?next=/p/B944y7sn6Zf/%253Futm_source%253Dig_embed%2526utm_campaign%253Dloading

Share Messenger

Më të lexuarat