Arianit Koci paralajmëron arrestime të tjera nga Gjykata Speciale

Share Messenger

Avokati, Arianit Koci në një lidhje direkte në RTV Dukagjini ka komentuar arrestimin e parë të Gjykatës Speciale, që ishte Salih Mustafa.“Nëse ndjekim logjikën e arrestimit të parë, ky nuk do të jetë arrestimi i vetëm, por Prokuroria do të bëjë kërkesë edhe për arrestime të mëtutjeshme, por mbetet të presim” tha shkurt Koci.

Ish-eprori i UÇK-së në zonën Operative të Llapit, Salih Mustafa është arrestuar sot në Kosovë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, pasi për të u lëshua fletëarrest dhe u urdhërua transferimi i tij në Hagë.

Share Messenger

Më të lexuarat