Arbër Zeneli viziton qytetin e tij të zemrës në Kosovë

Share Messenger

Ndeshjes midis Kosovës dhe Anglisë pa dyshim që i mungoi mesfushori shqiptar, Arbër Zeneli për të shfaqur talentin dhe profesionalizmin e tij në fushën e blertë.

Mirëpo, edhe pse si i lënduar nuk arriti të jetë pjesë e kësaj loje të madhe për përfaqësuesen tonë, padyshim që Zeneli ishte një ndër mysafirët më të veçantë të dielën në ‘Fadil Vokrri’.

Pushimin që mori nga klubi francez Reims, Arbëri nuk e shfrytëzoi vetëm për të qenë i pranishëm në ndeshje, por edhe për të vizituar familjen dhe shokët e tij të kombëtares.
Përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale, bëhet e ditur se 24’vjeçari vizitoi edhe qytetin e Mitrovicës, aty ku jetojnë familjarët e tij. Derisa po shëtiste në qendër të qytetit, shumë qytetarë e ndalën atë për t’u fotografuar me të.

Mesfushori i skuadrës së Kosovës ka disa muaj që është duke kaluar fazën e rikuperimit, pasi që në qershor i është nënshtruar një operimi në gjurin e këmbës pasi që kishte këputur ligamentet e gjurit në ndeshjen kundër Malit të Zi që u zhvillua asaj kohe.

Share Messenger

Më të lexuarat