Arabët duan të ndërtojnë resort në Ulqin me vlerë 1 miliard euro

Share Messenger

Në Ulqin kanë nisur të vijnë investitor të interesuar për ndërtimin e projektit Mavrijan Luxury Resorts.

Sipas këtij projekti në hapsirën prej rreth 63 hektarëve do të ndërtohet marina, tre hotele luksoze, 105 vila të cilat do të mbanin diku 5 mijë shtretër.

Për këtë projekt interesim kanë shfaqur investitor nga Qatar dhe Egjipti, e siç ishte deklaruar më herët deklaroi kryetari i komunës Loro Nrekic, vlera e këtij investimi do të ishte mes 600 milionë e 1 miliardë euro.

Kryetari i Komunës së Ulqinit ka thënë se do të kërkojnë aprovimin e Ministrisë së Financave për shitjen e truallit që vlerësohet rreth 20 milionë euro.

Share Messenger

Më të lexuarat