Anton Quni intervistë për Fish Media: Synon kryetarin e Prizrenit

Share Messenger

Në një intervistë për portalin e lajmeve FishMedia, ka folur kandidati për kryetar të Prizrenit nga LDK – Anton Quni, i cili synon kryetarin e Prizrenit. Ai flet për planet e tij si kryetar, dhe për problemet e Prizrenit që po ballafaqohen qytetarët.

FishMedia: Jeni kandidat nga radhët e LDK-së për kryetar të komunës së Prizrenit në zgjedhjet lokale, çfarë prisni nga këto zgjedhje?

Quni: Tashmë kemi krijuar një kulturë të lartë demokratike për procesin zgjedhor edhe në nivelin lokal, të dëshmuar ndër vite, edhe pse këto zgjedhje janë nën rrethana tjera, për shkak të situatës me pandeminë COVID-19.

Gjithësesi, nën përkujdesje të theksuar për shëndetin e qytetarëve, fushata jonë do të realizohet duke respektuar në tërësi masat dhe protokollet mbrojtëse kundër pandemisë COVID-19, dhe në këtë mënyrë të arrijmë të prezatojmë programin zhvillimor të LDK-së, për mandatin e ardhshëm 4 vjeçar për vetëqeverisjen lokale në Prizren.

Besoj fuqishëm se këto zgjedhje do të materializojnë vullnetin qytetar, përmes një procesi zgjedhor kredibil, për t’i hapur rrugë një prespektive zhvillimore dhe gjithëpërfshirëse që reflekton diversitetin e qytetit të Prizrenit nga të gjitha këndëvështrimet, kundrejt problemeve të akumuluara të një qeverisje lokale të deritanishme, të dobët, të ngadalshme dhe joefikase.

FishMedia: Cilat janë planet e Anton Qunit për Prizrenin?

Quni: Planet konkrete që zënë vend në programin tim qeverisës sigurisht se fokusohen në kompetencen e parë dhe kryesore të përcaktuar edhe me legjislacionin për vetëqeverisjen lokale, zhvillimin ekonomik lokal.

Por gjithsesi, edhe shëndeti, arsimi, trashigimia kulturore, rinia, mirëqenja, siguria, shërbimet, etj përveç se janë obligime të përditeshme dhe të nënkuptueshme, do të kenë fokusin tim, në përmirësimin e kualitetit të tyre.

Përtej kësaj, qasja e integruar në realizimin e politikave zhvillimore si dhe implementimin e suksesshëm të projekteve kapitale, Prizrenin do ta shëndrrojnë në qendër të rëndësishme në fushën e turizmit, kultures, rinisë, agrobiznesit, etj.

Krijimi i hapesirave publike të përbashkëta, disajnimi i një plani të mirëfilltë të mobilitetit, krijimi i hapesirave për parkingje, shtigjet e bicikletave janë një domosdoshmeri që direkt reflekton në përmirësimin e kushteve për zhvillimin e biznesit dhe turizmit në Prizren, si dhe përmirësimin e kualitetit të jetës së qytetarëve të Prizrenit, gjithashtu.

Krijimi i vendeve të reja të punës dhe fuqizimi i ekonomisë lokale përmes angazhimit të të rinjëve, permes një qasje të integruar të politikave lokale dhe rritjes se partneritetit me bizneset, janë prioriteti im, duke synuar njëkohësisht, përmirësimin e standardit jetësor.

FishMedia: Cilat janë problemet me të cilat po ballafaqohet komuna e Prizrenit?

Quni: Mungesa e një qasje sistemike për zhvillimin dhe avancimin e politikave zhvillimore në Prizren, kanë reflektuar në akumulimin e problemeve të shumta të cilat ndër vite nuk janë adresuar dhe nuk kanë gjetur zgjidhje të qëndrueshme.

Mungesa e ujit të pijës, trajtimi i ujerave te zeza, mungesa e kabineteve dhe anekseve sportive pranë shkollave, afirmimi i trashegimisë kulturore dhe historike, parkingjet dhe hapësirat e gjelberta publike, tregjet e gjelberta, parqet e biznesit dhe të industrisë, qendrat rinore dhe sportive, pakujdesija ndaj bujqëve dhe blegtorve, mungesa e qerdheve në zonat rurale, mungesa e perkujdesit ndaj pensionistëve dhe mungesa e hapesirave dhe politikave për angazhimjn e tyre në jetën publike, jane disa nga ceshtjet që nuk janë trajtuar dhe nuk kanë pasur absolutisht vëmendje.

Prandaj, me perkushtim të lartë, me trajtim të këtyre çeshtjeve në aspektin profesional duke i dhënë përkrahjen buxhetore, synoj që të siguroj funksionalitetin e Prizrenit, përmes një qasje gjithëpërfshirëse dhe të integruar zhvillimore, duke rritur aspektet e një zhvillimi të balancuar, ndërmjet zones urbane dhe rurale të Komunes së Prizrenit.

FishMedia: Nësë do të jeni fitues i zgjedhjeve a do të bëni koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje?

Quni: Nga eksperienca e kaluar kamë dëshmuar që edhe në pozitat e mëhershme publike, çasja partiake zhvillohet pa i tejkaluar interesat institucionale dhe shtetërore, duke i dhënë mundësinë profesionistëve me kompetence, të profileve të ndryshme, të kenë hapesirën e nevojshme për të dhënë kontributin institucional për interesat e zhvillimit të përgjithshem.

Edhe në këtë rast, pas marrjes së mandatit të kryetarit të komunes, preferoj të bashkëpunoj me të gjithë ata që kanë profil të lartv moral, profesional, atdhetar dhe institucional.

Kemi vija të kuqe vetem me ata që kanë probleme me ligjin apo individet dhe grupet e interesave të ngushta personale dhe materiale.

Do të jemi të gatshëm të bashkpunojmë me të të gjithe ata që përfaqësojnë vlerat më të larta të integritetit, ndershmërisë dhe profesionalizmit për të siguruar një qeverisje transparente dhe llogaridhënëse.

FishMedia: Pse qytetarët e Prizrenit duhet t’ua besojnë votën?

Quni: Angazhimi personal i mëhershem në të gjitha proceset shtet-formuese duke dhënë kontributin edhe në luftën për liri, si dhe angazhimet në proceset e rëndësishme shtet-ndërtuese e sidomos shembulli personal dhe institucional në të gjitha pozitat publike të mëhershme, janë parakushte që të siguroj besimin e qytetarëve të Prizrenit.

Përtej kësaj, LDK ka dëshmuar edhe në të kaluarën për standardet e larta dhe kualitetin e qeverisjes lokale në Prizren. Prandaj edhe ekipi dhe lista e kandidatëve për anëtarë të kuvendit të komunës, i japin një mundësi unike Prizrenit të kenë një lidership lokal kompetent e me integritet, me c’rast ju garantohet një përfaqesim i dinjitetshem në shërbim të të gjithë qytetarëve të Prizrenit, për të siguruar kualitet në qeverisje, standarde të larta të shërbimeve për qytetarët dhe transparence dhe llogaridhenie institucionale.

Falemnderit!

Antoni .

Share Messenger

Më të lexuarat