Anthony Joshua – Deontay Wilder, super-meçi që të gjithë e presim

Share Messenger

Anthony Joshua i ka rikthyer titujt e humbur mbrëmë në fitoren ndaj Andy Ruizit.Britaniku ishte kampion i unifikuar i peshave të rënda në kategoritë: WBA, WBO, IBF dhe IBO, por u mposht në qershor nga Andy Ruiz dhe humbi titujt.Megjithatë, pas humbjes u organizua revanshi i titujve dhe u mbajt në mbrëmjen e së shtunës në Arabinë Saudite.

Tashmë pas përfundimit të këtij meçi kanë filluar polemikat se me kë do të ndeshet përsëri bokseri britanik. Në një thirrje të më hershme Deontay Wilder, kishte kërkuar që të bëhej unifikimi i titujve dhe që njëri nga fituesi i meçit Joshua – Ruiz të ndeshet me të, shkruan Gazeta Blic.Ruiz kishte paralajmëruar se ishte i gatshëm të ndeshet me amerikanin, mirëpo Joshua nuk ka dalur me as një koment të tillë.Pas ndeshjes së mbrëmshme Ruiz i kërkoj mundësinë e revanshit ku sipas të gjitha gjasave do të pranohet nga Joshua, dhe një meç i mundshëm në mes britanikut ndaj Wilder nuk duket i afërt.

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë dhe se a do të kemi një luftë mes dy bokserëve më të mirë momentalisht botëror.

Share Messenger

Më të lexuarat