Ancelotti: Premierliga është kampionati më i mirë në botë

Share Messenger

Trajneri i Evertonit, Carlo Ancelotti ka folur para derbit lokal kundër Liverpoolit.

Italiani nuk ka hezituar të tregojë se cila ligë është më e mira sipas tij duke e cilësuar Premierligën si liga më e mirë në botë.

“Unë kam trajnuar skuadra në shumë vende, por Premierliga për mua është liga më e mirë në botë”, ka thënë trajneri italian.

Skuadra e udhëhequr nga Ancelotti është në rrugë të mbarë këtë edicion duke u rënditur në vendin e parë në tabelë ku në katër xhiro ka po aq fitore.

Ancelotti në të kaluarën ka udhëhequr skuadra të mëdha si Real Madrid, Bayern Munich, PSG, Juventus, Milan, Chelsea.

Nesër me fillim nga ora 13:30, Evertoni do ta pres në shtëpi Liverpoolin e Jurgen Klopp dhe padyshim do të jetë njëra nga ndeshjet më interesante të kësaj jave në Angli.

Share Messenger

Më të lexuarat