Amerika thërret Thaçin dhe Kurtin në Gjermani

Share Messenger

Presidenti Hashim Thaçi ka udhëtuar në Berlin ku po merr pjesë në Konferencën e organizuar për dialogun Kosovë-Serbi. Siç mësohet, Ambasadori Richard Grenell atje Thaçin do ta takojë me liderin e VV’së, Albin Kurtin.

Presidenti Thaçi do të jetë në një panel me ish-ambasadorin gjerman, Ëolfgang Ischinger, ish-ambasadorin amerikan, Frank Ëisner, si dhe ish-përfaqësuesen për Politikë të Jashtme të BE’së, baroneshën Catherine Ashton.

Në këtë panel do të flitet për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe për perspektivën evropiane të shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Në këtë konferencë është ftuar edhe Albin Kurti dhe lideri i VV’së, fitues i zgjedhjeve të 6 tetorit.

Siç mësohet, Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Gjermani dhe emisar i Presidentit Trump për Dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, është angazhuar për realizimin e takimit mes Thaçit dhe Kurtit.

Mirëpo përveç Grenell, atje po qëndron edhe I emëruari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Matthew Pompeo, ndërkaq ende nuk dihet se a do të jetë edhe ai pjesë e takimit.

Metro do t’iu mbajë të informuar lidhur me zhvillimet për këtë ngjarje.

Share Messenger

Më të lexuarat