Amerika me lajm të mirë për Kosovën: Vazhdon mbështetjen e ushtrisë së Kosovës

Share Messenger

Zëvendëssekretari amerikan të Mbrojtjes, David Norquist, ka pritur sot në Pentagon presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

Zëvendëssekretari Norquist ka thënë pas takimit me Thaçin se Amerika vazhdon mbështetjen e zhvillimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

“Ishte një nder të takohesh me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, sot në Pentagon. Departamenti i Mbrojtjes së SHBA’së vazhdon të mbështesë zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar në twitter Norquist.

Kujtojmë se Thaçi është takuar sot edhe me Sekretarin e Shtetit Amerikan, Mike Pompeo, me të cilën tha se kanë folur për rrugëtimin e Kosovës në dakordim me SHBA’të drejt NATO’s dhe marrëveshjes së reja që e presin vendin.

Share Messenger

Më të lexuarat