Ambasadori i Kosovës në Ankara reagon pas tërmetit shkatërues që goditi Turqinë

Share Messenger

Ambasadori i Kosovës në Ankara, Ilir Dugolli ka reaguar pas tërmetit që goditi Turqinë ditën e sotme.

Dugolli ka shkruar në Twitter se është pikëlluese të shohësh pamjet shkatërruese nga Izmiri, pak ditë pasi u prit ngrohtësisht në këtë qytet.

“Është shumë pikëlluese të shohësh pamjet e shkatërrimit nga Izimi, vetëm pak ditë pasi isha dëshmitar i mikpritjes së ngrohtë të këtij qyteti. Shërohuni shpejt Izmir”, ka shkruar Dugolli.

Një tërmet i fuqishëm ka goditur para pak minutash Turqinë, në qytetin Dode Dodekaneze, ku lëkundjet janë ndjerë deri në Stamboll, Izmir, Çanakkale, Denizli dhe Bursa.

Epiqendra e tërmetit që u ndie në shumë provinca u njoftua si İzmir Karabağlar. Sipas Qendrës Evropiane të Sizmologjisë, AFAD njoftoi intensitetin e tërmetit si 6.9, ballë i shkallës Rihter.

Nga pamjet që vijnë nga Turqia, bëhet fjalë për një katastrofë të madhe, edhe pse për momentin flitet për dëme të mëdha materiale dhe jo për viktima.

Këshilli i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave deklaroi se tërmeti ishte 6.6 i shkallës rihter dhe epiqendra e tij Deti Egje. Tërmeti është ndier deri në ishujt grekë të detit Egje.

Share Messenger

Më të lexuarat