Ambasadori Kosnett: Trump punoi shumë për arritjen e marrëveshjes për vijën ajrore Kosovë-Serbi

Share Messenger

Ambasadori Amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se Presidenti Amerikan Donald Trump ka punuar shumë për arritjen e marrëveshjes për hapjen e linjës ajrore Kosovë-Serbi.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, Kosnett ka thënë se ky është vetëm fillimi i një të ardhme të ndritur për kosovarët dhe serbët.

“Presidenti Trump dhe ekipi i tij kanë punuar shumë për ta arritur këtë marrëveshje, që është vetëm fillimi i një të ardhme të ndritur për shokët tanë në Kosovë dhe Serbi. Ky hap është një fitore për regjionin. Faleminderit ambasadorit Grenell për lidershipin e tij”, ka shkruar Kosnett.

Kujtojmë se sot rreth kësaj marrëveshje ka folur edhe Presidenti Amerikan Trump, i cili tha se kjo marrëveshje është fitore, duke ia atribuar administratës që udhëheq.

“Të gjithë thanë se nuk mund të bëhet. Por, për herë të parë në një gjeneratë, do të ketë fluturime direkte mes Serbisë dhe Kosovës. Një tjetër fitore. Duke iu falënderuar Ambasadorit Robert O’Brien dhe Ambasadorit Richard Grenell”, ka shkruar Trump.
Ndryshe, marrëveshja për fluturime direkte pas 21 viteve, u nënshkrua të hënën në Berlin nën ndërmjetësimin e amerikanëve.

Marrëveshaj u bë në një ceremoni në Ambasadën Amerikane në Berlin, në prezencën e ambasadorit Richard Grenell, në të cilën përfaqësuesit e kompanisë Lufthansa i kanë dorëzuar Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës letrën me të cilën i njoftojnë autoritetet e Kosovës për këtë synim dhe kërkojnë që institucionet e Kosovës t’u ofrojnë përkrahjen e nevojshme si për fluturimet tjera.

Share Messenger

Më të lexuarat