Ambasadori i Italisë jep lajmin e mirë: ​Më 21 maj fluturimi i parë direkt Kosovë-Itali

Share Messenger

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, bërë të ditur se fluturimi i parë nga Prishtina drejt Italisë, do të realizohet me 21 maj.

Orlando tha se gjatë periudhës së kur kanë qenë të mbyllur kufijtë i kanë dalë në ndihmë të gjithë atyre personave që kanë pasur nevojë të të kthehen në Itali.

“Lajm i madh! Kemi kapërcyer të gjitha pengesat dhe fluturimi i parë i direkt Kosovë – Itali niset më 21 maj. Gjatë izolimit ne siguruam kthimin, përmes Tiranës, e të gjithë italianëve që kërkuan ndihmë. Kjo do t’i lehtësojë gjërat, përfshirë punëtorët kosovarë që kthehen në punët e tyre”, shkroi Orlando në Twitter.

Ndryshe, Kosova vendosi të mbyllë kufijtë ajror dhe tokësor për shkak të pandemisë COVID-19.

Italia ka qenë njëra ndër shtetet më të prekura me koronavirus në botë, ku deri më tani janë testuar 225,886 raste pozitive, derisa kanë vdekur 32,007 persona.

Share Messenger

Më të lexuarat