Ambasadori gjerman dënon sulmin me armë ndaj Policisë në veri

Share Messenger

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë Jorn Rohde, ka dënuar sulmin e sotëm me armë ndaj zyrtarëve të Policisë së Kosovës në veri të vendit.

Ai përmes një postimi në Twitter, ka thënë se i jep mbështetje të plotë autoriteteve të drejtësisë që t’i sjellin para drejtësisë autorët e sulmit, raporton Zeri.

“E dënojmë këtë sulm të pestë të neveritshëm ndaj Policisë së Kosovës në vetëm disa javë. Mbështetje e plotë për autoritetet e zbatimit të ligjit të Kosovës për të sjellë autorët para drejtësisë”, ka thënë Rohde.

Edhe misioni i OSBE-së në Kosovë ka dënuar sulmin e sotëm ndaj zyrtarëve të Polcisë së Kosovës në veri të vendit.

Një njësi patrulluese e Policisë së Kosovës është sulmuar sërish mëngjesin e sotëm me armë zjarri derisa automjeti i tyre po qarkullonte nga Mitrovica në drejtim të kufirit të Bërnjakut. Ngjarja ka ndodhur në Zupçe të Zubin Potokut, dhe fatmirësisht, përveç dëmeve materiale, nuk kishte policë të lënduar.

Kujtojmë se për të pestën herë me radhë brenda disa ditëve, zyrtarët e PK-së janë sulmuar në veri të vendit.

Kurse, brenda tri ditëve nga data 3 e16 prill, zyrtarët policor të Kosovës janë sulmuar katër herë rradhazi me breshëri plumbash, granatë dore, iriqë metalikë e janë gjuajtur me gurë.

Share Messenger

Më të lexuarat