Ambasadori gjerman çuditet me deputetët, ja çfarë thotë për mosvotimin e ligjit për rimëkëmbje

Share Messenger

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka kritikuar moskalimin e ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike në Kuvendin e Kosovës për të pestën herë.

Rohde ka shkruar në Twitter është rast unik në Evropë që për të pestën herë Kuvendi të mos miratojë projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike.

Ai ka thënë se është urgjente që të gjithë akterët të gjejnë kompromis për këtë pasi qytetarët e Kosovës e presin atë.

“Lufta kundër efekteve negative ekonomike nga pandemia është përgjegjësi e përbashkët dhe kërkon përpjekje të përbashkëtë. Në këtë aspect është mjaft dëshpëruese dhe sipas dijenisë time rast unik në Evropë të shohësh për të pestën herë që në Kuvendin e Kosovës nuk ka marrëveshje për projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike. Tani çfarë kërkohet urgjentisht nga të gjitha palët është fryma e kompromisit. Qytetarët e Kosovës kanë të drejtë ta presin atë”, ka shkruar ambasadori gjerman.

Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike ka dështuar të kalojë në Kuvendin e Kosovës për të pestën herë radhazi pasi koalicioni qeveritar nuk po i siguron numrat e mjaftueshëm pa përkrahjen e partive opozitare

Share Messenger

Më të lexuarat