Ambasada amerikane uron Kosovën për ndeshjen kundër Anglisë

Share Messenger

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka uruar skuadrën e Kosovës pas duelit me Anglinë.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë e ka lavdëruar ekipin e Kosovës për paraqitjen e mirë në ndeshjen e mbrëmshme kundër Anglisë.

Anglia shënoi fitore me rezultat 5:3 në ndeshjen e mbrëmshme kundër Kosovës, në stadiumin e Southamptonit, “St.Mary’s”, duke i dhënë kështu fund ecurisë së Kosovës prej 15 ndeshjeve pa disfatë.

Ambasada e SHBA-së i lavdëroi “Dardanët” për paraqitjen e shfaqur në fushë.

“Urime ekipit kombëtar të Kosovës për paraqitjen e mirë kundër Anglisë. Në sport, ashtu si në shuma fusha, Kosova është duke e dëshmuar veten se është gati për ligat e mëdha. Mezi po e presim rimeçin në shtëpi”, shkruhet në deklaratën e lëshuar nga ambasada amerikane.

Share Messenger

Më të lexuarat