Albin Kurti emëron Drejtorin e ri të Doganës së Kosovës

Edhe zyrtarisht sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka emëruar Ibrahim Xhaka si ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm i Doganës së Kosovës.
Ish drejtori i përgjithshëm, Bahri Berisha, sot i ka dorëzuar zyrtarisht detyrën Ibrahim Xhakës, i cili do ushtroj detyrën e drejtorit deri në një vendim tjetër.
Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi nga Dogana e Kosovës në Facebook.
“Sot në drejtorinë e Doganës është bërë pranim dorëzimi i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm nga zt. Bahri Berisha tek zt. Ibrahim Xhaka i emëruar nga kryeministri si ushtrues detyre i Drejtorit të përgjithshëm”, thuhet në njoftim.