Albin Kurti: Asnjë fëmijë nuk do të mbetet i uritur – 50, 100 ose 150 euro për ta

Share Messenger

Kryetari i VV-së Albin Kurti është zotuar se me programin e VV-së, asnjë fëmijë nuk do të mbetet mbrapa dhe i uritur.

Kurti ka thënë se familjet që kanë të ardhura të ulëta do të përfitojnë për çdo fëmijë, varësisht nga të ardhurat vjetore që familja ka, shkruan Reporteri.net.

Kurti ka premtuar 50€ për fëmijë nëse familja ka të ardhura vjetore më pak se 7000€, nga 100€ për fëmijë nëse familja ka të ardhura vjetore më pak se 6000€, nga 150€ për fëmijë nëse familja ka të ardhura vjetore më pak se 5000 euro.

Kurti po ashtu ka thënë se të gjitha familjet do të përfitojnë shtesa mujore për fëmijë: 20€ për çdo fëmijë nën 2 vjeç, dhe 10€ për fëmijët mes moshës 2 deri 16.

Ai po ashtu ka premtuat edhe hapjen e 160 çerdheve të reja në tërë territorin e vendit.

“Neni 50 i Kushtetutës garanton mbrojtjen, kujdesin dhe mirëqenien e fëmijëve tanë. Pushimi i lehonisë për prindërit do të jetë 12 muaj, kurse nënat e papunësuara do të përfitojnë 250€ në gjashtë muajt e parë të lehonisë.

Asnjë fëmijë nuk do të mbetet i uritur dhe nuk do të mbetet mbrapa.
Familjet që kanë të ardhura të ulta do të përfitojnë për çdo fëmijë, varësisht nga të ardhurat vjetore që familja ka. Nga 50€ për fëmijë nëse familja ka të ardhura vjetore më pak se 7000€. Nga 100€ për fëmijë nëse familja ka të ardhura vjetore më pak se 6000€.

Nga 150€ për fëmijë nëse familja ka të ardhura vjetore më pak se 5000€.
Të gjitha familjet do të përfitojnë shtesa mujore për fëmijë: 20€ për çdo fëmijë nën 2 vjeç, dhe 10€ për fëmijët mes moshës 2 deri 16. Do të hapen 160 çerdhe të reja në gjithë territorin e vendit, dhe do të ofrohen shujta falas për të gjithë nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e pestë”, ka shtuar Kurti.

Share Messenger

Më të lexuarat