Alarmon infektologu: Në Kosovë janë mbi 200 mijë të infektuar nga KOVID-19

Share Messenger

Në Kosovë numri i rasteve me koronavirus po rritet për çdo ditë në shifra shqetësuese, ku numri i rasteve aktive është 2.118.

Numri i përgjithshëm i rasteve të prekjes nga koronavirusi në Kosovë ka shkuar në 4 mijë e 307 raste, ku prej tyre fatkeqësisht kanë vdekur 94 persona.

Por, dikush po thotë se numri i të infektuarve në Kosovë është shumë më i madh se nga ajo që po pasqyrohet nga IKSHPK’ja.

Mjeku infektolog, Hamdi Ramadani thotë se në Kosovë ka mbi 200 mijë të infektuar nga COVID-19 dhe për ta zbuluar totalisht përhapjen e virusit duhet nisja e testeve seriologjike që deri tani në Kosovë nuk ka nisur të kryhet ende.

“Në Kosovë ende nuk ka nisur testimi seriologjik. Ka të dhëna se në Kosovë ka mbi 200 mijë të infektuar, ne nuk mund t’i dimë këto të dhëna seriologjik”, përfundoi Ramadani, transmeton Gazeta Metro.

Ramadani thotë se Kosova ka ardhur në një situatë e tillë kryesisht për shkak të mungesës së koordinimit mes spitaleve.

“Numri i vdekjeve është rrëqethëse. Nuk ka një koordinim mes rajoneve, pasi në Kosovë ka spitale rajonale. Është bërë një gabim dhe të gjitha rastet janë dërguar në Klinikën infektive në Prishtinë’, tha Ramadani.

“Do të ishte krejtësisht ndryshe nëse do të bëhej një ndarje dhe rastet të mos dërgoheshin të gjitha në Prishtinë. Nëse do të vazhdohet në këtë drejtim, situata do të jetë shumë e rëndë dhe serioze”, tha Ramadani për Euronews

Share Messenger

Më të lexuarat